Përgatitjet për zgjedhjet e 2021-shit, PD dhe LSI bëjnë lëvizjen urgjente, zbulohet çfarë po ndodh sot mes Bashës dhe Vasilit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka shkuar sot në zyrë kryedemokratit Lulzim Basha.

Mësohet se takimi po zhvillohet në lidhje me konsultimet për përzgjedhjen e emrit për përfaqësuesin e Komisionin e Posaçëm, që do të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.

Një ditë më parë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Afati i fundit për propozim për anëtar është në datën 9 shtator, thuhet në letër.

“I nderuar zoti Kryetar, Bazuar nenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga çdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.

Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020″, shkruhet në letër.