Përfundon mbledhja me Bashën, zbulohet vendimi i RËNDËSISHËM që ka marrë Mediu

Kreu i PD Lulzim Basha dhe kreu i PR Fatmir Mediu kanë zhvilluar një takim në selinë e PD, ndërsa bëhet me dije se mes tyre është arritur konsensusi për të dalë me listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

“Do garojmë në një koalicion me PD-në. Ka një analizë të thjeshtë. Mund ta bëni vetë llogarinë se sa takojnë PD-së dhe partive të tjera politike. Ajo që unë mund të them është PR-ja do të jetë e gatshme të marrë votat në Dibër dhe Kukës. Qëllimi është maksimizimi i votave. Unë mendoj që programi që ka paraqitur PD-ja për opozitën është i plotë. Nuk besoj që kemi dallime, por ka specifika që të gjitha partitë do të donin të bënin kontribuimin. PR-ja do të donte të kishte një qasje më të drejtpërdrejtë në çështjen e të përndjekurve politikë, etj”, tha Mediu.