Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, zbulohet vendimi i rëndësishëm që është marrë

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi që 13 qershori të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve për kreun e selisë blu. Tashmë është radha e Këshillit që ti japë dritën e gjelbër datës 13 qershor

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i ka propozuar Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar mbajtjen e zgjedhjeve në 13 qershor, sipas parimit “një anëtar një votë”.

Bardhi ka deklaruar që procesi të hapet në 16 maj dhe vijon deri në 22 maj, ndërsa në datën 23 maj paraqiten kandidaturat. Fushata për lidershipin e selisë blu zgjat deri në 11 qershor, ndërsa në 13 qershor anëtarët demokratë u drejtohen kutive për zgjedhjen e kreut të partisë.