Përfshihet nga flakët fasoneria, punonjësit akoma brenda

Një fabrikë fasonerie është përfshirë nga flakët në Skrapar. Godina u përfshi në flakë, në momentin që aty ende punohej. Nuk dihen akoma shkaqet e rënies së zjarrit. Pamjet kanë shkaktuar panik në tërë qytetin. Raportohet se punonjësit që nodheshin brenda kanë dalë të gjithë jashtë, menjëherë pas rënies së zjarrit.

Nuk ka pasur asnjë të lënduar fatmirësisht, ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, për të hetuar dhe shuar flakët që përfshinë godinën e fasonerisë. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.