“Për të vazhduar të mjelë lopët për qumështin e ndërmarrjes së Monikës”/ Pas kërcënimeve të shumta të Metës, reagon ashpër Rama

Nga qyteti i Vlorës, kryeministri Edi Rama hodhi sërish akuza ndaj presidentit të Republikës, duke mos kursyer as fjalët ndaj kreut të shtetit.Sipas Ramës, Ilir Meta kërkon të bëhet Vojo Kushi, jo përballë pandemisë, por ndaj shumicës qeverisëse.

Edi Rama: “Një opozitë e tillë, në radhë të parë PD-së t’i mbetet në majë të gjuhës propaganda e katastrofës, qametit dhe nga ana tjetër të katandiset ky vend me një president, i dehur plotësisht dhe thotë i vë notën 10-të kësaj opozite.

Natyrisht është e kuptueshme, i vë notën 10 kësaj opozite se për vete shkon edhe më larg, ëndërron luftë, jo me covid-in, por me qeverinë, me shumicën që e ka kthyer në shënjestër sikur të ishte forcë armiqësore. Ëndërron të bëhet Vojo Kushi mbi tankun imagjinar të një regjimi që është shtypës për Ilir Metën, sepse shtyp ëndrrën e tij për të sjellë vërdallë si i treti i vërteti, një herë këtej dhe njëherë andej, o këtej o andej, për të vazhdura të mjelë lopët për qumështin e ndërmarrjes së Monikës”.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama “kërcënon” indirekt presidentin e Republikës. Në seancën plenare të 29 tetorit, kreu i qeverisë do ti drejtohet kreut të shtetit me fjalët: “Tani çfarë kërkon ky, të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor?”. Deklaratë kjo që u pasua me një reagim të ashpër të presidentit Meta.

“Është një kërcënim që ai ë bën për llogari të armiqve të Shqipërisë që janë të shqetësuar se po ua prish, çmontoj të gjitha planet, nga kapja totale e reformë në drejtësi nga lojërat me kufijtë e Kosovës, këtu ka një pengesë që do ta ketë deri në fund. E kam për kënaqësi të bie dëshmor”, tha ndër të tjera Meta teksa ishte I ftuar në “Zonë e Lirë”.