Për të mos u humbur, ja çfarë i ndodhi Arilena Arës pasi xhiroi klipin në temperatura -7 gradë celsius

Make-up artist, Ujvara Hajdari ishte sot në Top Albania Radio për të rrëfyer mbi trendet e grimit dhe çfarë pëlqejnë më së shumti vajzat.

Si një grimiere që punon e bashkëpunon me shumë personazhe të njohur shqiptar, ajo zbuloi se një ndër të preferuarat e saj është Arilena Ara. Ujvarja tregoi se këngëtarja është shumë vajzë punëtore dhe nuk dorëzohet lehtë për të arritur qëllimet e saj.

Ajo gjithashtu zbuloi disa nga prapaskenat e klipit më të fundit të Arilenës dhe Alban Skënderaj ku edhe make-up artist ishte e pranishme. Gjatë intervistës së saj, Hajdari u shpreh se gjatë xhirimit të klipit të këngës “A i Sheh”, Arilenës i ndodhi e papritura.

Këngëtarja shkodrane qëndroi e veshur hollë në temperatura -7 gradë dhe kjo vazhdoi për orë të tëra. Artistes sakaq i ngriu grimi në fytyrë, diçka që ja vështirësoi edhe më shumë punën./Source.al