Për herë të parë pas 13 vitesh, Ardit Gjebrea nuk shfaqet në “E Diela Shqiptare”, ja çfarë i thanë mjekët

Para 2 javësh, moderatori i mirënjohur shqiptar dhe shumë i dashur i publikut, Ardit Gjebrea e prezantoi “E Diela Shqiptare” nga shtëpia për shkak të infektimit nga virusi së bashku me familjen e tij.

Megjithatë, të dielën që lamë pas ai nuk u shfaq fare dhe kjo ishte hera e parë në 13 vite që një gjë e tillë ndodhi. Kjo sepse gjendja e Arditit duket se nuk është përmirësuar aspak. Ai ka dalë me një njoftim ku tregon se kush do të drejtojë rubrikat e programit të tij dhe the shtoi se mjekët i kanë dhënë urdhër që duhet të qëndrojë në regjim shtrati.