Pëllumb Pipero tregon se çfarë fshihet pas lajmit që i alarmoi të gjithë shqiptarët

Sa i përket deklaratave të qytetarëve se pacientët presin në autoambulanca, ku edhe trajtohen se janë ezauruar vendet tek Infektivi dhe Shefqet Ndroqi, Pëllumb Pipero e mohoi duke treguar si qëndron e vërteta.

“Besoj që asnjë nga këto që po më thoni ju, të paktën në dijeninë time nuk qëndron aq sa po e nënvizoni. Unë përditë kaloj nëpër pavijone, përditë shikoj të sëmurë. Natyrisht ka momente të caktuara kur prurjet në urgjencë janë më të mëdha se shtretërit në urgjencë, por jo në spital dhe duhet disa minuta, ndoshta dhe më shumë se kaq që të sistemohen, pra të kalojnë në pavijon personat që janë në urgjencë dhe të futen edhe të tjerë”, – tha ai.

“Nuk është kaq e thjeshtë të administrosh një pacient nga autoambulanca në urgjencë dhe nga urgjenca lart në pavijon. Secila procedurë do kohën e vet dhe shpesh duket sikur “obobo munguan vendet”. Në fakt është procedura që zgjat sepse kemi të bëjmë me jetën e qytetarit dhe duhet të jemi të përgjegjshëm në cdo hallkë të shërbimit shëndetësor ndaj pacientëve”.

“Natyrisht nuk do të doja të kishim pritje me autoambulancë jashtë, por besoj që në rast se koha e nevojshme për të ofruar shërbimin mund të zgjaste më pak, besoj që shërbimi nuk mungon por duhet dhe pak durim për tu sistemuar. Dua të theksoj që ndoshta shumë shpejt situata mund të diktojë hapjen e spitaleve të ashtu quajtura për Covid 3 dhe 4 në Tiranë, por edhe të rajonaleve, i cili nuk është një opsion që nuk po diskutohet dhe ezaurohet”, tha Pipero.