Pedagogia e njohur bën deklaratën e fortë: Këta persona që sëmuren nga Covid ta hedhin në gjyq Ramën

Pedagogia e gazetarisë Jonila Godole tha se qeveria po vepron në shkelje të Kushtetutës. Ajo shprehet se një ndarje e tillë është diskimunuese dhe në shkelje të nenit 18 të Kushtetutës.

Reagimi i plotë i Godoles:

Bazuar ne nenin 18 te Kushtetutes, çdo person 80 vjeç e siper qe mund te semuret nga Covid-19 mund te hedhe ne gjyq Kryeministrin shqiptar per diskiminim; per mosvaksinim ne kohen e duhur dhe mosrespektim te kritereve miratuar nga autoritetet shqiptare sipas keshillave te OBSH!

Neni 19, pika b thote tekstualisht se “askush nuk mund te diskiminohet per arsye sociale ose perkatesi prinderore”.

Te ashtuquajturit “personalitete” qe jane perzgjedhur per vaksinim si rastesisht jane pikerisht ata qe i sherbyen me devotshmeri regjimit komunist, per t’i zgjatur jeten diktatures. Gjithe te tjeret, gra e burra qe mbijetonin ne kushte lemerie ne fshatra e qytete djerre te Shqiperise, si dhe mijera e mijera te internuar a te bugosur politike, “funderrinat armike” te diktatures se proletariatit – keta nuk i perkisnin klases se duhur sociale dhe perkatesise prinderore-politike as dje dhe as sot.

Diskiminimi vazhdon. Nese mes te perzgjedhurve “personalitete” do te kishte pasur vertet nje te tille, ai/ajo do ta kishin refuzuar kete trajtim pa merite dhe ne thelb racist e antihuman. Vaksinat nuk mund te shperndahen ne menyre arbitrare si karamele elektorale per te kenaqur votuesit besnike te ish-PPSH. Nje kryeminister normal i nje vendi qe aspiron vlerat e BE nuk i ndan qytetaret ne “te nenes dhe te njerkes”! Ky eshte nje rast i paprecedent ne Europe dhe nuk mund te kaloje ne heshtje.