PD zbulon sondazhet: Ja se kush do i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha se sondazhet nxjerrin fitues opozitën.

“Kemi sondazh. PD dhe koalicioni opozitar është fituese. Jemi shumë të kënaqur dhe mendoj se ka ende shumë energji për t’iu bashkuar opozitës për të pasur një rezultat spektakolar. Përqindje mos më kërko se nuk dua të jap”.

Moderatori insistoi nëse PD është fituese e vetme, por Bardhi tha:

“Ne jemi me aleatë, jemi në një koalicion opozitar më të gjerë që ka pasur Shqipëria. Jemi të vendosur të shkojmë bashkë në zgjedhje dhe ta mundim bashkë Edi Ramën. Pas zgjedhjeve do shihen numrat.

Nuk do ketë nevojë ta mundim vetëm sepse jemi në koalicion me aleatët tanë. Do fitojmë bashkë dhe do qeverisim bashkë”, përfundoi ai.