PD pagëzon koalicionin opozitar, ja lëvizja e fundit që pritet të bëjë Basha

Në selinë blu janë orët e fundit të negociatave me aleatët për pozicionet që ato do kenë në listën e PD-së.

Një ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ, mësohet se ka opozita ka vendosur të pagëzojë grupimin e saj me emrin “Shqipëria fiton”, një emërtim i njëjtë me sloganin e saj për këtë fushatë elektorale. Opozita jashtëparlametnare pritet që të regjistroje nesër në Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve koalicionin “Shqipëria fiton” bashkë me numrin e kandidatëve që duhet të propozojë secila parti politike brenda koaliconit për çdo zonë zgjedhore. Partia Demokratike do te jetë partia udhëheqëse e koalicionit.

Marrëveshja e koalicionit është ende e hapur pasi Basha nuk ka mbyllur ende negociatat me Kryerepublikanin Fatmir Mediu për pozicioniet që do i takojnë republikanëve në listën e Partisë Demokratike. Detaje po ashtu janë lënë ende te hapura me partine e Idrizit.