PD ndez motorët për zgjedhjet e 25 Prillit/ Merret vendimi, kush janë figurat e njohura që do jenë drejtues politik

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës do të jetë, Helidon Bushati, që do të drejtojë fushatën zgjedhore të 25 prillit. Ndërkaq në Fier është vendosur që të jetë përfaqësues politik, Enkelejd Alibeaj.

Pasditen e sotme pritet të prezantohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.Helidon Bushati është ish-deputet i PD. Në zgjedhjet e 2017, ai pranoi të largohej nga lista e Shkodrës, në një vend të sigurtë, për t’i hapur rrugën përfaqësimit të Vaut të Dejës.

Më pas, Bushati u zgjodh anëtar i Autoritetit të Konkurencës, detyrë që e ushtron deri më sot. PD të caktojë drejtuesit politikë edhe për 11 qarqet e tjera të vendit. Drejtuesit politikë do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.