PD kap ‘mat’ Ramën, Tabaku tregon gafën e kryeministrit, çfarë nuk shkoi me postimin

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar shifrat dhe grafikun për borxhin publik, por duket se diçka nuk ka shkuar siç duhet.

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ia ka gjetur një gabim në grafik Ramës teksa thotë se si mund të jetë 60 më e madhe se 70, por shton se kjo është pjesë e gënjeshtrave të tij që bën gabime qëllimisht kur bëhet fjalë për shqiptarët.

Më tej ajo thekson se motoja e qeverisë dhe Ramës është shumë e qartë ”Rro për të vjedhur! Rro për të mashtruar!”. Në fakt lapsusi i Ramës qëndron tek grafiku më shumë se tek shifrat, pasi investimet në kohën e PD që qëndrojnë tek 70 miliardët sipas kryeministrit duhet të ishin më lart se 60 miliardët e borxhit publik për të cilat flet ai.

Se si mund te jete 60 me e madhe se 70 vetem ER e di?
Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët I bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar. Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro.
Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë “Rro për te vjedhur! Rro për të mashtruar!”

Se si mund te jete 60 me e madhe se 70 vetem ER e di?

Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë…

Posted by Jorida Tabaku on Wednesday, October 14, 2020