PD-ja reagon menjëherë ndaj kryeministrit Rama, zbulon çfarë do ndodhë me 25 Prill

Partia Demokratike e Shqipërisë vijon me sulmet ndaj kryeministrit Rama, duke i përmendur çdo ditë ato të cilat ajo i konsideron dështime.
Sipas selisë blu, këto 8 vite që kanë kaluar shqiptarët janë lënë në baltë. Kësisoj, që të ecë përpara vendi “Edi Rama duhet të largohet”, thuhet në shënimin e PD

Reagimi i plotë:

8 vite durim. 8 vite të lënë në baltë nga Edi.

Po askush nuk ka më durim. Shqiptarët nuk e kanë më luksin të durojnë.

Edi duhet të largohet që gjërat të ecin para. Më 25 prill, Edi do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria.