PD firmosi koalicion me partitë e vogla, Çupi zbulon goditjen e fortë që do marrë Basha

Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar koalicionin e PD me partitë e vogla “PD-Alenaca për ndryshim” si një punë guaskë që do të rezultojë e humbur, pasi sipas tij Basha është rikthyer tek e shkuara pa sjell asgjë të re, por thjeshtë do të tregojë se po punon.

Bashkimin e partive të vogla me PD, Çupi e shikon si humbje të ngjyrime politike dhe përfaqësi të tyre, pasi sot ka vetëm një kryetar partie që i është bashkuar listës së Bashës dhe jo më një parti të mirfilltë.

“Duket sikur PD po mbledh shumë aleatë, është një akt që i jep mundësi Bashës që të thotë ja unë po punojë, por është një punë guaskë, është një akt politik që shkon tek e shkuara tek një lloj tradite e humbur dhe mbi të gjitha është një akt që po asfikson demokracinë. Duke mbledhur kryetarët e partive të vogla, kanë humbur ngjyrimet politke, sot nuk ke më PAA, PDK etj., ka vetëm një kryetar të këtyre partive, por jo një parti. Kanë rënë ngjyrimet demokratike dhe ka rënë përfaqësimi, nuk përfaqësohen më”, tha Çupi në një intervistë për Report Tv.