PD do bëjë koalicion me PS për zgjedhjet e ardhshme? LSI zbulon çfarë do ndodhë

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka bërë me dije se LSI ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, ndërsa ka komentuar edhe marrëveshjen që partia e saj ka me PD për zgjedhjet e reja. Gjosha u shpreh se LSI, nuk i trembet një marrëveshje PS-PD, por sipas saj ajo marrëveshje është e pamundur.

Me ndryshimet ligjore që u bënë janë ndaluar koalicionet parazgjedhore. Si do të jetë marrëveshja me PD në lidhje me kandidatët ose partitë më të vogla aleate që keni?

Kjo do të shihet në vazhdim, por nuk është një çështje që na shqetëson. LSI bashkë me opozitën do t’i fitojnë zgjedhjet me ose pa koalicione. Të gjitha të tjerat janë thjesht teknikalitete. A ka frikë LSI nga një koalicion i mundshëm PS-PD?

“Frika nuk është dhe nuk ka qenë kurrë tipar i yni, por ky koalicion për të cilën ju pyesni është thjesht i pamundur në kushtet dhe në klimën politike në të cilën ndodhet vendi”, tha Gjosha për Tirananews.