Patozi tregon prapaskena të pa dëgjuara më parë për Lulzim Bashën: Ky është lajm i keq

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, reagoi ndaj deklaratave të kreut të PD Lulzim Basha i cili i quajti partitë e vogla si forca të krijuara nga Edi Rama. Sipas Patozit, kjo tregon mentalitetin stalinist që ka kapluar këtë parti, duke luftuar jo vetëm partitë e reja por edhe ato që s’janë krijuar ende.

“Nuk kam aspak dëshirë të merrem me zotin Basha, e konsideroj një kapitull të mbyllur. Dhe kam dëshirë që edhe ai të mos merret me mua. Atëherë, konteksti është ky, që zoti Basha që duhet të ishte promotori i një fushate agresive për të rrëzuar qeverinë, po bën fushatë kundër disa partive të reja që ose janë krijuar ose po krijohen. Ky është një lajm i keq për Shqipërinë sepse partia kryesore e opozitës është e kapluar nga një mentalitet stalinist. Nëse ai ka ndërmend të merret dhe të bëjë fushat kundër nesh, pushka top iu bëftë, ne këtu jemi. Nëse ai është i vendosur, le ta bëjë, ne jemi të bindur që do të bëjmë fushatë kundër qeverisë”, deklaroi Patozi në një intervistë për Report Tv.