Patozi flet hapur dhe zbulon se me kë do bëjë koalicion zgjedhor

Astrit Patozi, drejtues i partisë Bindja Demokratike, deklaroi të enjten se nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë nga tre partitë kryesore në vend, PS, PD dhe LSI. “Ne kemi vendosur në mbledhjen e partisë, kush janë kundërshtarët tanë politikë. Ata janë PS në pushtet dhe opozita e kompromentuar e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, me të cilët ne nuk do të bëjmë aleancë parazgjedhore”, – tha Patozi në Euronews.

Patozi nuk komentoi për etiketimet nga opozita si “parti e krijuar nga Rama”, por tha se: “Qëllimi jonë është rrëzimi i autokracisë, që vendi të dalë nga kolapsi i disa dekadash, ku partitë politike janë kthyer në ndërmarrje biznesi me një pronar të vetëm”, – përfundoi Patozi.