Patenta shqiptare do të njihet dhe në Gjermani? Ja çfarë thotë Blendi Gonxhe

Drejtori i shërbimit të Trasportit, Artan Hoxha ishte i ftuar mbrëmë në Top Albania Radio ku diskutoi gjerë e gjatë rreth patentave shqiptare dhe rregullave të qarkullimit.

Së fundmi është përfolur se patenta shqiptare do të njihet edhe në Gjermani. Teksa ai tha se dy palët janë në bisedime rreth kësaj çështjeje, Gonxhe tha se e ardhmja është pozitive.

“Ne jemi duke folur me qeverinë gjermane, e cila ndryshe nga shtetet e tjera është e përbërë nga shumë lande, të cilat janë shumë të fuqishme, me një prej landeve kemi filluar të eksperimentojmë konvertimin pa njohjen nga ministria dhe ky është një konvertim që bëhet nga disa lande gjermane me kërkesë, ku ata vendosin që të kërkojnë për një emigrant atje, kërkojnë një informacion nga ne, ne ja japim dhe bëjmë konvertimin e patentës.” -tha ai gjatë intërvistës.