Paskal Milo vjen me parashikimin e bujshëm: Ja çfarë do ndodhë me këtë politikan

Ish ministri i Jashtëm, Paskal Milo teksa po komentonte fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë u shpreh se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani përfaqësojnë një brez të ri politik.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani përfaqësojnë një brez të ri politik, drejt së cilës shqiptarët e Kosovës shohin shpresë dhe të ardhmen. Ka patur një reflektim masiv popullor në Kosovë që e ardhmja mund t’i japë një perspektivë të gjatë vetëm nëpërmjet kësaj force politike.

Sidomos ato zgjedhje që kaluan në 2019 dhe përplasja që ndodhi iu mësoi shumë atyre diçka që ne akoma nuk e reflektojmë këtu në Shqipëri, që përkundrejt ndryshimeve apo përplasjeve dhe keqmbetjeve me faktorët ndërkombëtarë janë vetë shqiptarët që duhet t’ju japin drejtim punëve të tyre.”, u shpreh ai.

Milo theksoi se është e papranueshme që LDK-ja, një parti që ka një emblemë historike si Ibrahim Rugova, të arrinte një përqindje kaq të vogël në zgjedhje. Më tej, ai shtoi se Kurtit për të bërë reformat e thella që ka premtuar do t’i duhet të bëjë një aleancë politike.

“Besoj se Albin Kurti kryeministër i së nesërmes do të shfaqet me një profil tjetër, më të pjekur sepse nxjerr mësime nga çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe e kupton se të qeverisësh Kosovën nuk është lehtë, qoftë për situatën e brendshme dhe për atë ndërkombëtare, për marrëdhëniet e rajonit, apo për historinë dhe problemet me Serbinë, për njohjen e ndërsjellë apo në shkallë ndërkombëtare. Ka një numër sfidash përpara që do ta maturojnë gjithnjë e më shumë.”, tha ai.