Paskal Milo: Ja çfarë do të ndodhë nëse Shqipëria dhe Greqia nuk bien në një marrëveshje

Historiani dhe politikani i njohur Paskal Milo i ftuar në News 24 ka folur rreth çështjes së nxehtë të detit dhe marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë.

I pyetur për reagimin e presidentit Meta ku kërkonte informacion nga kryeministri Rama për bisedën që pati me homologun grek Milo iu përgjigj “Presidenti është në të drejtën e tij për të kërkuar informacione.

Kërkesa e tij për kryeministrin është e saktë, por unë besoj që deri tani s’ka veprime konkrete negociauese mes dy vendeve.

Mund të ketë një telefonatë, një bisedë por jo veprime që cojnë në përfundimin e marrëveshjes. “Presidenti është në të drejtën e tij për të kërkuar informacione.

Kërkesa e tij për kryeministrin është e saktë, por unë besoj që deri tani s’ka veprime konkrete negociauese mes dy vendeve. Mund të ketë një telefonatë, një bisedë por jo veprime që cojnë në përfundimin e marrëveshjes

“Kemi një Konventë bazë të së Drejtës Ndërkombëtare, të zbatohet sipas kushteve konkrete të dy vendeve tona. Kur ndërhyn politika dhe nxitohet të ketë rezultat në dëm të interesit kombëtar atëherë situata ndryshon.

Ky gabim u bë njëherë në 2009, do ishte fatale po të ndodhte sërish. Shqipëria duhet të rikompozojnë grupin negociator, ka rëndësi të madhe.

Nuk besoj që qeveria aktuale bën veprime që cënojnë interesin kombëtar, edhe nëse do ketë kundërshti mes palëve ka arbitra ndërkombëtar që kur dy qeveri nuk merren vesh e zgjidhin, ka arbitrazh ndërkombëtar.

Ky është instrument që përdoret, urojmë të mos arrijmë deri aty. Por në rast se dy qeveritë nuk bien dakord, mund të shkohet deri aty”,- shtoi ai.