Paskal Milo e thotë me bindje të plotë: Ja kush i fiton zgjedhjet

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka komentuar situatën politike në Kosovë.

Teksa jemi vetëm një ditë larg zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare, Milo u shpreh se për të Albin Kurti është në avantazh. Sipas Milos, LVV mund t’i afrohet 50 për qindshit.

“Është shumë e qartë që Vetëvendosje ka bërë një progress të madh gjatë vitit të fundit.

Albin Kurti ka patur luksin që ka qenë gjatë gjithë kohës në opozitë, por që atij për shkak të zhgënjimeve të mëdha të shqiptarëve të Kosovës i ka dhënë një avantazh në këto zgjedhje, janë lodhur nga partitë e vjetra, siç ndodh edhe në Shqipëri”, tha Milo për Vizion Plus.