Pasi refuzoi ftesën e PD, Jozefina Topallit nuk i del inati, bën lëvizjen kundër Lulzim Bashës (FOTO)

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli vijon të shprehë pakënaqësitë ndaj lidershipit të Partisë Demokratike. “Çdo opozitë ka maxhorancën që meriton”, citon Topalli në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pak ditë më parë Topalli refuzoi ftesën e selisë blu për të kandiduar për deputete në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë që do qëndronte larg për sa kohë Lulzim Basha do jetë kryetar.