“Pas tragjedisë i gjeta të përlotur”, kryeministri Rama bën postimin emocionues dhe jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa pamje nga shkolla ‘Naim Babameto’ në Durrës, e cila u rrënua nga tërmeti i vitit të kaluar.

Teksa kujton momentin kur një ditë pas tërmetit nxënësit dhe prindërit rrinin me lot në sy në oborrin e shkollës, Rama bën të ditur se tashmë kjo shkollë po rindërtohet sipas standardeve europiane.

“MIRËMËNGJES

dhe me një përqafim nga larg, për nxënësit, prindërit, mësuesit e shkollës “Neim Babameto” në Durrës, disa prej të cilëve atë ditë pas tragjedisë i gjeta të përlotur në oborrin ku shkolla qe kthyer në një shëmbëlltyrë të rrënimit të gjithandejshëm, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.