Pas skualifikimit nga listat e PD, Klevis Balliu befason, paralajmëron ndryshimin e madh në zgjedhjet e ardhshme

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur sërish pas skualifikimit të tij nga anëtarësia e PD nga listat e kandidatëve për deputetë në Pogradec. Balliu nuk preferoi të japë shumë detaje, por tha se do merren vesh të gjitha, duke shtuar se PD është transparente. Ai tha se në 25 prill, PS do të jetë forcë e tretë politike.

“Do merren vesh të gjitha. PD është transparente, por të gjithë duhet të bashkohemi me PD dhe opozitën bashkuar për të larguar Edi Ramën si fatkeqësia më e madhe kombëtare në Shqipëri. Në 25 prill, PS do shpartallohet në çdo lagje, do jetë parti e tretë.

Kjo është koha për bashkim kombëtar, po shkatërron ëndrrën e shqiptarëve për integrimin e vendit në BE. Rama do jetë përgjegjës për një përgjigje negative ndaj Shqipërisë, po rrezikojmë përjashtimin përfundimtar nga ky proces, por shkak të vjedhjeve të Ramës”, u shpreh Balliu për News24.