Pas skandalit me sanitaren tek “Shefqet Ndroqi”, juristi i njohur bën paralajmërimin e frikshëm

Çdo ditë e më shumë po dalin në pah detaje të reja rreth skandalit të sanitares në spitalin “Shefet Ndroqi” e cila përmes mashtrimit i mori 8 milionë lekë një pacienteje që po kurohej nga virusi.

Teksa ngjarja e rëndë vazhdon të jetë nën hetim, pak momente më parë ka ardhur dhe një paralajmërim nga juristi i famshëm Romeo Kara. Ai thotë se për sa kohë korrupsioni nuk ndëshkohet, qentë e politikës sipas tij do të trimërohen dhe do të shqyejnë nga pasuria publike.

“Persa kohe qe korrupsioni eshte kthyer në nje qellim i “ligjshem” i forcave politike, për aq kohe programet e tyre politike jane të pavlera dhe thjesht nje demagogji elektorale.

Persa kohe qe ndeshkimi i korrupsionit eshte thjesht nje premtim për të ardhmen, për aq kohe qente e politikes do të trimerohen dhe do të shqyejne gjithshka gjejne nga pasuria publike.”, shkruan Kara./Source.al