Pas SHBA edhe BE gati të izolojë Sali Berishën, juristi i njohur del me deklaratën e fortë për ish-kryeministrin

Juristi Romeo Kara ka bërë në deklaratë të fortë për ish-kryeministri Sali Berisha, i cili vetëm pak ditë më parë u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, pasi është shpallur non-grata nga SHBA.

Ndërkohë që edhe BE ka dhënë sinjale se do t’iu bashkohet sanksioneve të SHBA-së për Sali Berishën, juristi shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se Berisha po t’i hapë sytë mirë, do të përfundojë i padëshiruar edhe nga vetja e vet.

“Pas Europes, qe do te ndjeke shembullin e SHBA-ve, edhe Afrika me Antarktiden e pabanuar do t’a shpallin non grata Berishen.

Po t’i hapen syte, edhe nga vetja do te perfundoje i padeshiruar.”, shkruan Romeo Kara.