Pas Për’puthen, Shqipe Hysenaj merr propozimin bombë nga Top Channel

Shqipe Hysenaj ka qenë një ndër ato personazhe që është përfolur pa fund në “Për’puthen”, sidomos për bëmat e saj dhe për situatat e ndërlikuara me konkurrentët.

Edhe pse shfaqja e saj në këtë spektakël ishte e shkurtër, bëmat e Shqipes i dhanë akoma më shumë famë jasht programit. Kjo, pasi herë pas here ajo demaskonte produksionin dhe konkurrentët për gënjeshtrat e tyre.

Edhe pse fillimisht ajo u sulmua nga fansat për këto veprime, ishin pikërisht ata të cilët i kërkuan ndjesë pasi akuzat e Shqipes kundrejt Teas dhe Andit dolën të vërteta. Tashmë, Shqipja ka marrë një ofertë shumë të mirë pune nga produksioni i Top Channel.

Shipja ka publikuar një foto krah Edi Manushit dhe Ina Çollakut ku tregon se diçka e re po vjen.