Pas padisë së PD-së në SPAK të Ramës dhe 15 ministrave vjen reagimi i fortë i Spiropalit: “O Bardh Ziu nuk të kemi faj ne…”

Nuk ka munguar reagimi i Ministres së Marrëdhënies me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila pati një reagim shumë të ashpër kundrejt kësaj çështjeje. Pas ditës së djeshme ku PD-ja ka paditur në strukturën më të lartë në SPAK, Edi Ramën dhe 15 ministra të tjerë, kjo e para ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ja deklarata e plotë e Elisa Spiropalit drejtuar sekretarit të PD-së, Gazmend Bardhi:

Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë. O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s’ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent.” -shkroi ajo.