Pas ndarjes nga Belinda Balluku zbulohet partnerja e Sokol Ballës me të cilën tashmë ka një vajzë, bëhet fjalë për banoren e “Big Brother”

Rreth dy ditë më parë, gazetari i mirënjohur shqiptar, Sokol Balla bëri publike faktin se ai ishte bekuar me ardhjen në jetë të një vajzë. Vogëlushen e tij e cila është fëmija i tretë i Ballës u pagëzua me emrin Brooklyn. Mirëpo që nga dalja publike me këtë lajm të gjithë duan të dinë se cila është partnerja e tij e re.

Ky detaj është zbuluar menjëherë nga mediat dhe pa humbur kohë ju themi se bëhet fjalë për ish-banoren e “Big Brother Albania”, Sirdrita Sadrikaj. Këtë e ka konfirmuar ditën e sotme “Faxëeb” duke theksuar se 27-vjecarja punon në Bashkinë e Tiranës. Pas konkurrimit në “Big Brother” ajo është larguar për disa kohë nga Shqipëria për të gjetur dashurinë por këtë të fundit arriti ta gjejë pas disa kohësh me gazetarin e famshëm.

Tani ata janë prindër të një vajze dhe nuk duhet se kur Sokoli do ta bëjë publike edhe këtë detaj tjetër të jetës së tij./Source.al