Pas largimit nga jeta të nënës, Jozefina Topalli rrënqeth me dedikimin: Ajo ishte themeli i shtëpisë, buzëqeshte edhe kur nuk kishim lekë të blinim bukë thatë”

Rreth dy ditë më parë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli humbi nënën e saj dhe lajmin e trishtë e bëri menjëherë të ditur në rrjetet sociale. Sot ajo ka bërë një dedikim të ndjerë duke u shprehur se ikja nga kjo botë e nënës së saj i ka lënë një boshllëk të madh në zemër.

Jozefina u shpreh se nëna ishte themeli i shtëpisë dhe familjes së saj, një grua e fortë e cila u bëri ballë të gjitha vështirësive dhe që u tregua e fortë edhe në momentet kur ata nuk kishin mundësi të blinin as bukën e thatë. Ja fjalët e plota të saj që do tju rrënqethin:

Te dashur miq, Familja ime dhe une ju falenderoj me mirenjohje per mesazhet tuaja te aferta e ngushelluese.

Jeta e nanes sime ka qene nje kalvar kur ne ishim te vegjel, por une asnjehere nuk e kam degjuar ate te ankohej. Ishte nje heroine, por gjithmone me buze ne gaz,besimtare dhe me kurajo te madhe.

Do na ndihmoje zoti thoshte , edhe kur nuk kishim asnje leke , as per te blere buken thate.

Ajo ishte themeli dhe kolona e shtepise. Ishte modeli qe gjithmone doja t’i afrohesha. Ndodhte kur isha e vogel qe te ndihesha e pasigurte dhe i kerkoja nanes te rrinte afer meje. Ajo me jepte doren, pastaj me shterngonte me trupin e saj dhe aty une isha me e sigurta ne bote, me e mbrojtura dhe me e lumtura. Isha ne krahet e nanes.

Ne ishim shume te lidhura me njera tjetren. Ne ditet e fundit ajo po perpiqej te thoshte dicka, qe ne fillim nuk e kuptova. Pastaj ajo me veshtiresi e perseriti: -“Deshta me te dashte moj nane”, me doren qe levizte me veshtiresi drejt fytyres sime.

Ai ishte perqafimi jone i fundit. Nana u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tmerrshem.