Pas lajmit se Andi dhe Tea do të fejohen, Shqipja publikon mesazhet private: “Kujdes sepse jam gati të plas bombën”

Ditën e kaluar në një intervistë për Top Albania Radion, Andi i “Për’puthen” tha gjatë intervistës se ai dhe Tea janë drejt hapit të madh të fejesës.

Pasi lajmi mori dhenë dhe u shpërnda me shpejtëse në rrjet, Shqipe Hysenaj ish-konkurrentja shumë e përfolur e këtij spektakli publikoi mesazhet private mes saj dhe Andit ku ai thotë se gjatë një situate të agravuar në emision u shtir sikur mbajti anën e Teas.

Kujtojmë se gjatë një episodi të “Për’puthen”, Shqipja dhe Tea patën një debat ku kjo e para e ofendoi rëndë duke i thënë ‘të ka bërë keq baloni gastrik’. Komenti i Shqipes bëri që Tea të largohej nga studio e gjithashtu Andi t’i shkonte nga mbrapa ndërkohë që kishte shprehur pëlqim ndaj Shqipes.

Në mesazhet e publikuara në Insta Story, Shqipja zbulon se Andi është personi më i shtirur i programit dhe ndjenjat që kanë patur mes njëri-tjetrit kanë mbaruar me kohë. Në këto mesazhe Andi e quan veten ‘burri i Shqipes’ duke i dalë në këtë mënyrë në mbrojtje.

Mesazhi i plotë i Andit

O sa inat më vjen kshu. Po ti pse nuk ja tregon historin tamam se si ishte? Unë me vërte dola mbrapa Teas, po unë dola për diçka mbrapa Teas, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Unë dola për të përfitu ti një gjë. Për këtë arsye dola dhe pastaj sa mbarova me Tean erdha direkte te ty. Sa i thashë dy llafe, sa e bëra të reagoj ndaj gjërave që tha që dilte komplet situata në përfitimin tënd. Unë për këtë u përpoqa edhe erdha direkte te ty.

Ty edhe të argumentova çdo gjë tashi. Pse nuk ja shpjegon. Derisa janë familjarët e tu, tregoji gjërat tamam siç janë nuk ke pse e kalon situatën duke qesh. Se tek e fundit burri jot është ai po përgojojnë kështu që përpiqu ta rregullosh situatën.