Pas intervistimit në Hagë, Hashim Thaçi paralajmëron ndryshimin e madh

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka folur pas kthimit të tij nga Haga, ku u mor në pyetje për katër ditë. Ai shtoi se askush nuk mund ta ndryshojë historinë e Kosovës dhe se ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK.

“Për shkaqe etike dhe kufizime ligjore nuk mund të hyj në detaje konkrete. Por nga ana tjetër nuk mund të mos ndaj asgjë me ju.

Siç e kam thënë, historia e lavdishme e Luftës Çlirimtare nuk mund të rishkruhet nga askush. Sot them me bindje se kjo histori është vulosur me gjakun e një populli për liri.

Ky proces i radhës është në vazhdën e 22 viteve të akuzave dhe shpifjeje. Ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK.

Unë që ata fatin dhe nderin të kem rol në luftën e pavarësisë dhe shtetformimit të Kosovës, ndjehem sot më i bindur për vlerën e madhe të mundimit dhe sakrificës për të çuar deri në fund zbardhjen e saj”, tha Thaçi.