Pas infektimit me Covid-19, prezantuesi shqiptar ndan një lajm të trishtë me publikun

Për Eno Popin ka nisur numërimi mbrapsht për përfundimin e ditëve të karantinës, konfirmon Top Albania Radio.

Prej ditësh ai po e regjistron programin e tij radiofonik nga shtëpia nga ku po ndan edhe eksperiencat e veta lidhur me virusin. Gjatë kësaj kohe edhe kolegë të tjerë të tij si Isli Islami apo Oriela Nebijaj janë infektuar nga koronavirusi.

Megjithatë gjendja e tyre është e mirë. Eno zbuloi edhe një lajm të trishtë gjatë emisionit (Dilema Sociale), mbrëmjen e kaluar. Ai tha se edhe babai i tij është prekur nga Covidi dhe kjo është një gjë që e frikësonte që prej fillimit të pandemisë.

Fatmirësisht gjendja e tij është konstante pa komplikime të shumta.