Pas fotos ku shfaqet duke lexuar një libër për fëmijë, Erion Brace ironizon Lulzim Bashën: “Nëse do ishte një libër më i vështirë, pra pa figura, do zinte atë gjumi”

Ditën e kaluar bashkëshortja e Lulzim Bashës publikoi një foto ku kryetari i opozitës po i lexonte një libër për fëmijë vajzës dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ka qenë Erion Braçe ai i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar Lulin duke thënë se nëse do të kishte qenë një libër pa figura ai do ta kishte të vështirë ta kuptonte.

“Plasi rrjeti;

Pse po lexon librin ariu masha me figura e pak tekst ne kete moshe?!

Ej, nuk po lexon femija, por ky i rrituri!

Mos i kerkoni ketij te lexoj libra me te veshtire, e keni kot;

Nese do ishte nje liber me i veshtire, pra pa figura, do zinte ate gjumi para femijes”, shkruan Braçe.