Pas fitores së zgjedhjeve Albin Kurti synon menjëherë Serbinë: “Të dyja palët në pozita të barabarta”

Zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë ishin një fitore e madhe për kryetarin e Lëvizjes së Vetëvendosjes, Alin Kurti. Menjëherë pas marrjes së statusit të kreut të qeverisë Kosovare ai ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Sipas Albin Kurtit, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ndryshojnë dhe pikënisja për këtë gjë është ndryshimi i mënyrës së diskutimit ndërmjet shteteve. “Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht dhe me njerëzit si përfitues përfundimtarë”. Ju merrni sa më shumë që mundeni, ndërsa premtoni një fund që nuk do të ndodhë

“Kjo është arsyeja përse reciprociteti, barazia nuk mund të jetë rezultati përfundimtar (i bisedimeve), duhet të jetë pika fillestare. Dhe, njerëzit duhet të jenë përfituesit përfundimtarë”, tha Kurti.