“Pas emisionit “Për’puthen” më ndodhi diçka e paimagjinueshme”, Pastori Akil Pano befason me tregimin e tij

I ftuar sot në “E diell”, Pastori Akil Pano ka treguar çfarë ndodhi pas pjesëmarrjes së tij në “Për’puthen Prime” si opinionist. Pastori tregon se pas transmetimit të emisionit, brenda një dite i janë shtuar 4000 ndjekës në Instagram dhe ditët në vijim mijëra të tjerë.

“Ky impakt do të thotë përgjegjësi. Ishte një diskutim i madh në familjen time nëse duhet të shkoja apo jo. Kam diskutuar dhe me një pjesë të udhëheqësve të kishës sonë. Ishin në dilemë. Unë i them këto mesazhe dashuri unë i kam ndarë në çdo studio televizive për 13 vjet dhe të njejtin mesazh do të jap. Nuk e mendova që përfshirja ime te Për’puthen do të ngjallte aq shumë debat, kaq shumë iskutime. Kam marrë me qindra mesazhe”.

“Një pjesë e publikut që është mësuar të më shohë brenda kostumit të pastorit, u zhgënjyen me mua. Por, është një copëz nga realiteti që na rrethon përditë. Për ata të rinj, që janë mosha e fëmijëve të mi, unë do të shkoja jo te Për’puthen por do të hyja në skutat më të errëta për të ndarë mesazhet e dashurisë. Ai brez është brezi i fëmijëve të tranzicionit. Flasim për ekonominë dhe emigrimin në tranzicion por nuk flasim për fëmijët në tranzicion”, tha pastori.