Pas denoncimit se dikush e përndiqte i riu i shkon në shtëpi Luana Vjollcës, kapet në flagrancë…

Ditën e kaluar gazetarja Klodiana Lala për të ditur dokumentat e gjykatës ku moderatorja Luana Vjollca kishte denoncuar të riun që e përndiqte prej muajsh.

Denoncimin e parë ajo e kishte bërë që në muajin maj të vitit të kaluar por i riu nga Gjakova kishte vazhduar ta përndiqte. Ditët e sotme ai u kap në flagrancë nga autoritetet përkatëse teksa po i afrohej banesës së Luanës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.