Pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, Edi Rama jep lajmin e mirë

SPAK ditën e kaluar lëshoi plot 10 urdhër arreste për gjyqtaren në Krujë Enkelejda Hoxha dhe punonjësve të saj për krime të rënda dhe lirimin të të dënuarve në burg. Teksa pritet dënimi për arrestimin e tyre pas zbardhjes së hetimeve, Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Tëitter.

Kreu i shtetit u shpreh se këto janë frytet e funksionimit të reformës në drejtësi, një hap i madh për Shqipërinë dhe për të ardhmen e ndritur të saj. Përmes këtij postimi, Rama shpreh entuziazmin për dënimin e cdo krimineli dhe thekson se institucionet e reja të drejtësisë po kryejnë fuksionin e tyre më së miri.

“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!

Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet!“,tha ai.