Pas 50 ditësh luftë me virusin shuhet mjeku i mirënjohur shqiptar

Virusi që ka gjunjëzuar mbi 185 shtete dhe i cili së fundmi ka pësuar dhe mutacion, i ka marrë jetën një tjetër personi.

Bëhet fjalë për mjekun e mirënjohur stomatolog, Ilia Vishi i cili ishte nga Vlora. Mjeku i ndjerë prej 50 ditësh ishte i shtruar në spital duke luftuar fort me virusin por që fatkeqësisht nuk arriti t’a fitojë betejën.

Ilia Vishi ishte dhe babai i aktorit të madh shqiptar Gaq Vishi për të cilin ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta.