Partia e saj e re, Rudina Hajdari zbulon çfarë do të ndodhë so

Deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur një ditë simbolike dhe tepër të rëndësishme për popullin shqiptar për të prezantuar partinë e saj të re.

Teksa uron gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë me fjalët e Ismail Qemalit, Rudina Hajdari paralajmëron se sot në orën 18:00 do të prezantojë organizmin dhe idetë e reja për 30 vitet që vijnë.

“”Fëmija që fle rritet, një popull që fle vd es”

Me këtë shprehje të Ismail Qemalit ju uroj gëzuar ditën e flamurit gjithë shqiptarëve dhe uroj që si popull të jemi më aktivë dhe më pjesmarrës në vendimarrje, për të mos e lënë të ardhmen në dorë të vetëm pak njerëzve.

Ia nisim nga sot në orën 18:00 ku do të prezantojmë organizimin dhe idetë e reja për 30 vitet që vijnë.

Mund të na ndjekësh live në rrjetet sociale ose ti bashkohesh bisedës në zoom duke kërkuar linkun në inbox.

#bashkohemi”, shkruan Hajdari.