Partia Demokratike në zi, ndahet nga jeta aktivisti i njohur

Ditën e sotme ka ndërruar jetë anëtari i Kryesisë së Degës se PD në Malësinë e Madhe Gjonarin Lulatin. Lajmin e hidhur e ka dhënë Partia Demokratike, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Postimi i Partisë Demokratike:

Demokratët e Malësisë së Madhe humbën sot Gjonarin Lulatin, anëtarin e Kryesisë së Degës dhe një ndër aktivistët tanë më të hershëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe demokratëve në Malësinë e Madhe për humbjen e njeriut të tyre të dashur.