Partia Demokratike në zi, koronavirusi i merr jetën themeluesit të PD-së

Një nga themeluesit e PD dega Fier, Bari Shanaj ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Bëhet me dije se Shanaj prej disa ditësh ishte i prekur nga Covid-19, ndërsa ditët e fundit ishte i shtruar në spital, ku humbi dhe jetën për shkak të komplikacioneve.

Bari Shanaj ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë Alpetrol në vitet 1992-1994. Pak javë më parë bashkia e Patos e nderoi me titullin ‘Mirënjohja e qytetit’.