Partia Demokratike në zi, humbet jetën zyrtari i lartë si pasojë e një ataku kardiak

Një lajm i trishtë ka ardhur sot nga Partia Demokratike. Mësohet se ka humbur jetën ish-deputeti Xhevit Sula, ish-kryetar i Grupseksionit nr.1 të degës së PD-së. Laljmin e trishtë e ka bërë me hidhërim të thellë, Enkelejd Alibeaj nëpërmjet një postmi në rrjetet sociale. Ai shkruan se i ndjeri është shuar para kohe si pasojë e një ataku kardiak.

“Xhevit Sula, Kryetar i Grupseksionit nr 1 te deges se PD-se Patos ka nderruar jete mengjesin e sotem nga nje atak kardiak! Familje e hershme demokratesh, anetar kryesie ?he kontribues ne vite. Ikja e tij e befte, pervecse na ka shokuar eshte nje humbje e madhe per PD-ne dhe shoqerine. U prehsh ne paqe mik i dashur! Ngushellime Lides (bashkeshortes) dhe dy femijeve si dhe gjithe miqve e te afermve! Do te na mungosh shume!” -shkruan Alibeaj në rrjetet sociale.