Parashikoi me saktësinë e frikshme rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja kush i fitonë zgjedhjet në Shqipëri sipas Baton Haxhiut

Analisti Baton Haxhiu publikoi mbrëmjen e djeshme një sondazh për zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë. Në sondazhin e realizuar para zgjedhjeve të 14 shkurtit në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, Baton Haxhiu nxori fituese Vetëvendosjen të shkëputur shumë nga partitë e tjera.

Gjithashtu Baton Haxhiu parashikoi saktë edhe se LDK do të ishte parti e tretë në Kosovë, që tregon edhe saktësinë e këtij sondazhi. Sipas sondazhit, LVV merr 53 %, LDK 17 %, PDK 20 %, AAK 7% dhe NISMA 2 %, ndërkohë që numërimi i votave po shkon drejt fundit dhe shifrat e publikuara nga analisti janë shumë të përafërta me ato reale.

Mirëpo një sondazh të tillë Haxhiu ka zhvilluar edhe për zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen në Shqipëri. Analisti u shpreh i bindur se PS fiton mandatin e tretë në këto zgjedhje.

Sipas sondazhit, PS do të marrë 29% të votave, PD 15% dhe LSI 2%, ndërkohë që 25% është pjesa e shqiptarëve të pavendosur. Në sondazhin e parë Baton Haxhiu goditi në shenjë, të shohim nëse do t’ia arrijë të jetë i saktë edhe për zgjedhjet në Shqipëri.