Parashikimi i motit, meteorologu i njohur zbulon si pritet të jetë koha në ditët në vijim

Meteorologu Hakil Osmani, ka folur rreth situatës meteorologjike në vend në ditët në vazhdim.

Osmani u shpreh për FaxNews se java e ardhshme do të jetë me mot të qëndrueshëm pa erë në bregdet ku temperaturat pritet të kapin vlerat maksimale 36-37. Një lajm i keq vjen për pushuesit në zonat malore ku do të kemi një mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje në disa pjesë të territorit të vendit.

“Edhe pse do të kemi dominim të kthjellimeve në zonat malore do të kemi edhe këtë ndryshim të motit duke bërë të kemi reshje në zonat malore. Zonat bregdetare do të jenë me mot të qëndrueshëm, duke shënuar vlerat maksimale 36-37 dhe temperaturat minimale do të shkojë në 23-24. Parametri i erës në zonat bregdetare do të jetë i ulët duke e bërë të favorshme situatën për plazhistët. Edhe pse kemi patur stuhi ere dhe reshje të dendura janë diçka normale për shkak të temperaturave të larta që sjellin avullimin e sipërfaqeve ujore. Muaji shtator pritet të sjelli ulje të vlerave termike por është pak herët për të folur për shtatorin”.- tha Osmani.