Parashikimi i motit, koha merr kthesën e papritur

Pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira të kalimtare, të cilat më të dukshme do jenë në zonat perëndimore. Por sipas MeteoAlb pasditja dhe kryesisht mbrëmja shtojnë vranësirat në zonat veriperëndimore ku priten dhe shira të pakët.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.