Parashikimi i frikshëm i Ramës: Ja çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë nga janari i vitit 2021

Profesor Shinasi Rama ka bërë një parashikim të frikshëm. Sipas tij , duke nisur nga janari i vitit 2021 shteti shqiptar do të jetë i falimentuar dhe defiçiti buxhetor pritet të kalojë shifrën 2.2 miliardë euro.

“Shteti shqiptar jo është në prag të falimentit, por është i falimentuar. Do të ketë një verë të tmerrshme pa turizmin. Xhiroja 1.4 miliardë e turizmit, nuk do t’i kalojë 300 milionë, se 30 ditë është sezoni i turizmit. Paratë që u morën u shpenzuan për paga dhe për shpenzime arbitrare krejtësisht të panevojshme. Borxhi fshehur ka nisur të bëhet një gangrenë, që shkon në rreth 1.1 miliardë euro.

Ka një gjendje që do të përkeqësohet nga shtatori e më pas. Është kriza e përbashkët që do ta ulë përtokë shtetin shqiptar. Këto do të jenë kriza politike, shëndetësore dhe ajo e emigrantëve.

Duke nisur nga janari i vitit 2021 shteti shqiptar do të jetë i falimentuar, pasi duke u nisur nga ky vit, nuk do të jetë në mundësi për të mbledhur asgjë. Duke kanalizuar këto aspekte, qeveria po mundohet që ta harrojë këtë gjë për pak muaj, sepse pritet që deficiti buxhetor ta kalojë shifrën 2.2 miliardë euro në shtetin shqiptar. Ky do të jetë litari në fytin e çdo shqiptari që do ta ulë në gjunjë ekonominë për shumë kohë”, u shpreh ai për Ora News.