Parashikimi i Angela Merkelit për pandeminë bën bujë të madhe

Kriza e koronavirusit mbetet e ashpër pavarësisht lajmeve pozitive së fundmi siç është zhvillimi i vaksinave, tha të mërkurën kancelarja gjermane Angela Merkel, duke shtuar se qeveria do të duhet të merret me pandeminë gjatë gjithë dimrit, shkruan Source.al

“Siç ishte rasti me gripin spanjoll, tani duhet gjithashtu të presim që vala e dytë do të jetë më e ashpër,” tha Merkel gjatë një video konference me këshillin qeveritar të këshilltarëve ekonomikë./Source.al