Parashikimi “bombë” i Kreshnik Spahiut: Bie qeveria shqiptare…

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shprehur se po të merren lejet e ndërtimit dhe transfertat që vijnë nga Italia qeveria shqiptare do prekë fundin dhe do ketë arrestime në radhët e politikanëve.

“50 të arrestuarit nuk janë arrestuar për vepra penale në Shqipëri, por në Itali. Kjo që ka dalë tani është parapërgatitje për të hyrë në Shqipëri. Debati është nëse ka vepër penale apo jo. Merrni lejet e ndërtimit dhe verifikojeni me Italinë me transfertat që vijnë nga Italia. Ose bie qeveria dhe arrestohen kokat e politikës, ose 3 ditë zgjat çudia”, tha Kreshnik Spahiu në Open.